VIDEO/ Hajduti i farmacive kapet nga kamerat, bie në pranga 37-vjeçari me të zeza

VIDEO/ Hajduti i farmacive kapet nga kamerat, bie në pranga 37-vjeçari me të zeza

09:00, 26/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e grabitjes së një farmacie në Tiranë nga një person i veshur me zeza. Pikërisht ky grabitës, që ishte bërë mjeshtër në vjedhjen e farmacive, i kapur nga kamerat e sigurisë, u zbulua dhe u arrestua në kuadrin e operacionit "Tracing". Ai quhet Egert Boçi, 37 vjeç, me banim në kryeqytetet.

Kanë qenë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, që bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Tracing".

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi Egert Boçi B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën "Teodor Keko";

Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën "Loni Ligori".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Megjithatë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco