Zbulohet fotoja e blindit të sekuestruar në Sarandë, ende asnjë gjurmë nga dy të zhdukurit

Zbulohet fotoja e blindit të sekuestruar në Sarandë, ende asnjë gjurmë nga dy të zhdukurit

17:49, 25/04/2023
A+ Aa A-

 Një automjet i blinduar tip "Jeep Cherokee" me targa greke BOO – 9195 është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjeçarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari.

Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion manderinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol. Ndërkaq detaje të reja janë mësuar edhe për mjetin e dytë të sekuestruar nga policia në një karburant në Qafë Gjashtë.

Fuoristrada “Land Rover” Discovery me targa greke e marrë nga operacionalja me karroatrec, sipas burimeve konfidenciale, lëvizte në qytetin e Sarandës dhe përveç xhamave të zinj, kishte të instaluara brenda saj fenelina si të policisë, edhe pse këto nuk u gjetën në momentin e sekuestrimit.

Sa i përket mjetit “Mercedes-Benz” që ka kryer rrëmbimin, ai rezulton mjeti që ka transportuar autorët e vendosjes së eksplozivit në 5 dhjetor 2022 në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla në Sarandë.

Policia e ndoqi me kamera sigurie këtë mjet deri në dalje të fshatit Gjashtë, ku mjeti mori drejtimin për në Nivicë, aty edhe ku u gjet, konkretisht në nje garazh pa dryn të marrë me qira nga shtetas me banim në Sarandë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet kanë ecur me ritme të shpejta orët e fundit por ende nuk jemi afër nxjerrjes së urdhër arresteve.

Kërkimet e sotme të RENEA dhe FNSH janë zhvilluar si nga deti ashtu edhe nga toka, por sërish kanë rezultuar pa sukses duke bërë që të hyjmë në ditën e 20 të zhdukjes pa gjurmë të “Koçoles” e Sulovarit ose Krasniqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco