EMRI/ Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas 65-vjeçaren, pamjet nga vendngjarja

14:11, 25/04/2023
A+ Aa A-

Një 65-vjeçare ka mbetur e plagosur në fshatin Zejmë të Lezhës, pasi është përplasur nga treni i pasagjerëve.

Mësohet se e lënduara, Dila Prendi pas përplasjes nga treni i linjës Shkodër-Laç, është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.

E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se treni ka qenë me besimtarë të cilët ishin nga Kisha e Laçit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco