Lëvizte me automatik me vete dhe terrorizonte banorët, arrestohet 25-vjeçari

Lëvizte me automatik me vete dhe terrorizonte banorët, arrestohet 25-vjeçari

16:58, 23/04/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar i cili lëvizte me automatik me vete duke terrorizuar banorët në Vaun e Dejës është arrestuar.

I riu kishte edhe më herët probleme me ligjin duke qenë se ishte i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të Komisiariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco