Qëlloi me armë zjarri drejt marketit, shpallet në kërkim 27-vjeçari në Shkodër

Qëlloi me armë zjarri drejt marketit, shpallet në kërkim 27-vjeçari në Shkodër

16:06, 23/04/2023
A+ Aa A-

Qëlloi me armë zjarri, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të një marketi në fshatin Grudë e Re, identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari, banor i këtij fshati.

Vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e 27-vjeçarit.

Rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, shtetasi T. M. ka njoftuar sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e shtetasit T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë  për kapjen e 27-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco