Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Përplasja e bandave në Angli/ Vrasja brenda shtëpisë së barit, burg përjetë dy shqiptarëve

Përplasja e bandave në Angli/ Vrasja brenda shtëpisë së barit, burg përjetë dy shqiptarëve

17:56, 21/04/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vranë kundërshtarin e tyre gjatë një sherri  bandash për pronësinë e kanabisit me vlerë prej prej 95,000 paund në Angli. Aranit Lleshi, 32 vjeç, nga Bristol, vdiq nga plagët që mori gjatë një përleshjeje mes dy grupeve për një fabrikë kanabisi në maj 2022.

Radian Lika, 35 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç u dënuan për vrasje pas një gjyqi shtatë javor në Gjykatën e Kurorës së Bristol, kurse Nikola Palaj, 28 vjeç u dënua me 5 vite. Një tjetër anëtar i dyshuar i bandës, Rinush Behari 33 vjeç, nga Woolwich, u lirua nga akuza për vrasjen e Lleshit. Ndërsa vëllai i viktimës, Sadik, u lirua nga çdo përfshirje në trazirat e dhunshme që çuan në vdekjen e vëllait të tij.

Qendra e prodhimit të kanabisit, e cila ishte ngritur brenda një prone në Bloomfield Road, Brislington, kishte brenda kanabis kanabis me vlerë rreth 95,000 £. Gjatë një gjyqi në Gjykatën e Bristol Crown, juria dëgjoi se si grupi kriminal që "zotëronte" prodhimin e kanabisit po e mbronte atë nga një grup tjetër që synonte ta vidhte.

Stella Waata, prokurorja tha: Ndërsa incidentet si këto janë të rralla, kjo tregon rrezikun e paraqitur nga grupet e krimit të organizuar dhe pse ne dhe partnerët tanë të policisë jemi të vendosur të punojmë së bashku për t'i çmontuar ato.

Po ashtu, gjatë gjyqit, 34-vjeçari Kastriot Mhillaj, pa adresë fikse në Angli, pranoi akuzën përpara fillimit të gjykimit. Ditën e vrasjes, Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, të dy nga Culvert Road, Tottenham, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre, u tha në gjykatë.

Banda rivale me bazë në Londër kishte shkuar të vidhte kanabisin në mungesë të tyre. Pasi zbuluan pronën, Radian Lika dhe Brikel Palaj, shkuan me makinë në një market aty pranë dhe blenë katër thika kuzhine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco