VIDEO e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, autori e përshëndet viktimën, i afrohet dhe e qëllon 7 herë

19:41, 20/04/2023
A+ Aa A-

Syri.net siguron videon ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, brenda në lokalin e tij, në Shëngjin. 

Pamjet janë tronditëse. 

Ora është 13:23 minuta kur në derën e lokalit futet vrasësi. 

Me gjakftohtësi të plotë, autori përshëndet viktimën dhe pasi i afrohet, nxjerr armën nga xhepi dhe qëllon 7 herë në drejtim të tij, nga fare pranë. 

Ardian Nikulaj merr në trup 5 plumba, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. 

Autori del me shpejtësi nga lokali dhe largohet me një motor me targa të huaja. 

E gjithë skena zhvillohet në pak sekonda. 

Në momentin e largimit, vrasësi u drejton pistoletën edhe dy personave të tjerë që ndodheshin në lokal, por nuk qëllon. 

Vrasësi e priti Nikulajn 1 orë
Vrasësi e priti biznesmenin Ardian Nikulaj për mbi një orë. Kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja e kanë fiksuar atë duke qëndruar përballë lokalit të Nikulajt, në Shëngjin. Sapo e ka parë të ulet, autori është futur brenda në lokal dhe i është afruar duke i zbrazur karikatorin e pistoletës TT.

Më pas ai u largua me të njëjtën motoçikletë me të cilën kishte ardhur. Gjurmët e tij arrijnë deri në Gjadër të Lezhës.

Policia ka kontrolluar disa banesa dhe ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë ndihmesë për hetuesit. Kontrolle janë kryer dhe për gjetjen e motoçikletës që përdori autori, por as ajo nuk është gjetur.

Shpresat më të mëdha mbeten te kamerat e sigurisë, por maskimi i vrasësit me maskë anti-Covid, skafandër dhe veshja fosforeshente e bën thuajse të pamundur identifikimin e tij. Prokuroria dhe policia kanë dyshime se bëhet fjalë për një vrasës me pagesë, por deri tani nuk është përjashtuar asnjë pistë hetimore.

Viktima ishte një emër i njohur në qytetin e Lezhës, si biznesmen dhe për shkak të përfshirjes në politikë. Ai ishte anëtarë i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kandidonte sërish për të njëjtin pozicion në zgjedhjet e 14 Majit, nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco