Gazetari: Tre pistat kryesore për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin

16:41, 20/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkolj për të folur mbi vrasjen e biznesmenit ne Lezhë.

Gazetari është shprehur se pistat kryesore ku po heton policia janë ajo e gjakmarrja pasi ishte në hasmëri me një fis tjetër në Lezhë.

"Tre pistat kryesore ku janë përqendruar autoritetet e prokurorisë dhe policia mbeten gjakmarrja, bizneset por edhe prapavija politike pasi jemi dhe në pragun e zgjedhjeve lokale.

Ndryshe nga ngjarjet e tjera kriminale ku vitet e fundit kemi parë atentatet kriminale dhe vlerat e çmendura që janë shpenzuar në këtë rast kemi një krim Low Cost. Bëhet fjalë për një motor të vogël që vlera e tij nuk i kalon 500 euro dhe kanë shkuar deri në Shëngjin duke u futur nga dera e pasme e biznesit.

Figura e Nikulaj dhe autoriteti që ai gëzonte në komunitet tregon se personat që kanë marrë pjesë në ekzekutim e kanë studiuar mirë zonën pasi ai nuk shoqërohej me njerëz të tjerë.

Viktima është qëlluar me 6 plumba nga një pistoletë e vjetër TT, ku e kanë kapur në trup dhe kokë. Kjo tregon që kemi të bëjmë me një vrasës profesionist dhe të saktë. Pika kryesore që çedon në këtë histori është që vrasësi nuk ka doreza ndryshe nga vrasjet e tilla që jemi mësuar dhe shpresohet se ekzekutori ka lënë shenja gishtash në vendngjarje.

Pozita e policisë në këtë ngjarje rëndohet pasi nga vendi i krimit posta e policisë është 700 metra larg. Kemi të bëjmë me një aks rrugor që është shumë i rënduar dhe për 7 km nuk ka pasur asnjë makinë policie dhe motorit i janë dashur rreth 10 minuta për ta përshkruar këtë gjatësi rrugë.

Vrasësi nga Lezha ka shkuar deri në Balldrën ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe nuk dihet se ku ka shkuar më pas."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco