Kërcënoi biznesmenin e druve të hiqte dorë nga tenderi, Gjykata cakton ‘arrest me burg’ për Luiz Konomin

Kërcënoi biznesmenin e druve të hiqte dorë nga tenderi, Gjykata cakton ‘arrest me burg’ për Luiz Konomin

15:54, 20/04/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Luiz Konomin.

Luis Konomi ishte një nga personat e shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi në bashkëpunim me 3 të arrestuarit e tjerë ka kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj në Cërrik për një tender në bashkinë Tiranë.

Konomi ishte i shpallur në kërkim ndërsa u kap mbrëmjen e 19 prillit 2022 në një makinë me Rrahjën, ku ishte shofer.

Konomi kërcënoi biznesmenin e druvë në Elbasan të tërhiqej nga tenderi për blerjen e druve. Tre persona ranë në pranga më 11 prill të përfshirë në kanosjen e kërcënimin e biznesmenit. Të arrestuar ishin Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco