Gjykata e Elbasanit e dënoi me burg, ‘Shqiponja’ ndalojnë 41-vjeçain në Korçë

Gjykata e Elbasanit e dënoi me burg, ‘Shqiponja’ ndalojnë 41-vjeçain në Korçë

15:29, 20/04/2023
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, ndaluan shtetasin K. Ç., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Elbasan.

Po ashtu Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Pojskë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, 63-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco