SYRI TV/ Vrasja e 20-vjeçarit trondit Tiranën, 11 viktima në pak javë

09:36, 19/04/2023
A+ Aa A-

Një konflikt që ka agravuar në përdorimin e thikës i ka marrë jetën 20 vjeçarit Stiven Toshkëzi pak pas mesnate në Tiranë.   Autor të vrasjes janë dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë sherri për një vajzë

SYRI TV

Një vrasje me thikë është regjistruar pak pas mesnatë në Tiranë, pranë gjimnazit ‘Partizani’.

20-vjeçari i identifikuar si Stivën Toshkëzi, punonjës në media, ka humbur jetën si pasoje e plagëve që ka marrë nga goditjet me thikë.

Grupi hetimor bën me dije se dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me thikë 20-vjeçarin Stivën Toshkëzi pas një  pritë që i kishin zënë në afërsi në shtëpisë së tij.

Fill pas ngjarjes, autorët u larguan, ndërsa 20-vjeçari u gjet i plagosur nga fqinjët, të cilët lajmëruan ambulancën dhe policinë, por pak pasi ka mbërritur në Spitalin e Traumës, i riu ka ndërruar jetë.

Policia arriti të kap njërin nga autorët, ndërsa në kërkim është dhe tjetri.

Sipas grupit hetimor, të rinjtë dyshohet se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, teksa janë takuar për t’u sqaruar rreth një konflikti të ndodhur më herët.

Një vajzë dyshohet se është motivi i këtij konflikti, i cili përfundoi me 1 viktimë.

Nga data 1 mars e deri tani janë 11 të vrarë dhe 17 të plagosur nga ngjarjet kriminale në vend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco