Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Shpërthim me tritol në derën e Muhamet Dukës, dy djemtë e tij me precedentë penalë

14:40, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e së martës në banesën e Muhamet Dukës në zonën e Freskut. Ky i fundit është babai i Leonard dhe Elis Dukës, emra të njohur për policinë dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Pistat ku po heton policia lidhur me zbardhjen e ngjarjes është ajo konflikteve të djemve të Muhamet Dukës, por grupi hetimor nuk përjashton as mundësinë e një inskenimi të mundshëm të ngjarjes për mosekstradimin  Leonard Dukës nga Belgjika drejt vendit tonë.

Nga SYRI TV

Banorët e zonës së Freskut janë zgjuar mëngjesin e së martës nga një shpërthim me tritol. 50 gramë dyshohet se ka qenë sasia e lëndës plasëse ku për pasojë pati dëme në të 7 katet e pallatit.

Shpërthimi me tritol në një apartament në zonën e Freskut është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të së martës.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se sasia e lëndës plasëse e vendosur në derën e banesës së Muhamet Dukës në katin e 4 të pallatit ka qenë rreth 50 gramë. Prej rreth 4 vitesh në banesë nuk jetonte askush.

Muhamet Duka është babai i Leonard dhe Elis Dukës, persona me precedentë penalë. I tronditur, fqinji tregon detaje dhe dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi, teksa kërkon kompensim nga organet shtetërore.

Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore, Muhamet Duka ka thënë se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët. Ndërkohë, 2 djemtë e tij, Leonard Duka bashkë me vëllanë e tij Erlis Duka kanë qenë të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën.

Leonard Duka u arrestua në muajin shkurt në Belgjikë ndërsa Erlis Duka vijon të jetë në kërkim.

Grupi hetimor ka dyshime se atentati mund të jetë një mesazh paralajmërimi lidhur me konfliktet ku është përfshirë Leonard Duka me Ervis Martinajn, por nuk përjashtohet as pista që e gjithë ngjarja të jetë inskenuar nga vetë familjaret për të shmangur ekstradimin e Leonard Dukës në Shqipëri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco