Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Krimi sundon Tiranën/ Fqinji i Dukës: Shpërthimi i tritolit më la me pasoja

12:59, 18/04/2023
A+ Aa A-

Krimi sundon Tiranën! Vrasje, tritol, pengmarrje dhe dhunë...

I moshuari që jeton pranë banesës së babait të Leonard Dukës, ku ndodhi shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar nga shteti që të vërë dorë pasi po pritet njerëz çdo ditë.

Ai kërkoi që t’i paguhen dëmet në banesë nga tritoli, si edhe mjekimet për shkak se ka mbetur i shurdhuar në njërin vesh për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

“Ç’faj kam unë të paguaj kusuret e tjetrit”, shprehet ai teksa tregoi me detaje momentet pas shpërthimit.

“Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm. U ngrita dhe erdha këtu, nuk shikoja gjë, ishte mbushur dhoma me tym. Dola në ballkon, nuk shikoja asgjë. Më pas mora në telefon Policinë e Shtetit dhe erdhën për 5 minuta këtu. Nuk dëgjoja nga veshët nga shpërthimi këtu dhe m’u rrit tensioni. Pasi erdhi policia, nuk hapnim dot derën. Në mëngjes ika në urgjencë sepse nuk dëgjoja nga njëri vesh dhe tensioni më shkoi 19. I bëj thirrje shtetit, duam siguri, të më rregullojë derën sepse unë nuk kam lekë.

Ka bërë dera 1 milion, jemi pensionistë dhe s’kemi të ardhura. Ç’faj kam unë që të më ndodhë kjo për faj të tjetrit? Gruas i ra të fikët. Çfarë faji kam unë, të paguaj kusuret e tjetrit, të më vrasë mua. Të më paguajnë shpërblim 2.5 milionë lekë dhe të më paguajnë shëndetin, ngela çyryk sepse nuk dëgjoj me njërin vesh,” tha ai.

“Shteti të vërë dorë sepse po vriten njerëzit çdo ditë. Çfarë faji kam unë, s’kam as hasmëri, kam kaluar mirë me njerëzit pse të më ndodhë kjo gjë. Jam i indinjuar, s’ka siguri”, tregoi i moshuari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco