Mori peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën, mbetet në burg 31-vjeçari

Mori peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën, mbetet në burg 31-vjeçari

12:43, 18/04/2023
A+ Aa A-

Gleard Gusholli, 31-vjeçari që mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë barbare të dashurën e tij ka dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg” për 31-vjeçarin. Ndërkohë që për personat e tjerë që kanë ndihmuar Gushollin, është kërkuar detyrim paraqitje.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi kishte torturuar për një javë bashkëjetuesen e tij.

Kjo e fundit deklaroi dje për mediat se kishte tentuar disa herë vetëvrasjen por ai nuk e kishte lejuar duke dashur që të vuante nga goditjet me shqelma, grushte dhe me këmbën e karriges.

E reja tha se ish-partneri i saj pretendonte se ajo, bashkë me prindërit e saj, kishin bërë denoncim ndaj tij në shtetin gjerman, duke u bërë shkak që ai të dëbohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco