Makina u copëtua, kush është studenti shqiptar që u shua në Itali

Makina u copëtua, kush është studenti shqiptar që u shua në Itali

12:31, 18/04/2023
A+ Aa A-

Adenajd Hoxha, vetëm 19 vjeç me origjinë shqiptare humbi jetën pak kilometra larg shtëpisë. I riu pësoi aksident me makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën mes Coçaglio dhe Rovato. 19-vjeçari ishte në drejtimin e një makine tip ‘Ford Focus; kur për arsye që ende janë nën hetim u përplas me një kamion.

Mësohet se Hoxha, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar, ka kaluar në korsinë e kundërt. Kamioni tip “Scania” është munduar që të shmangë përplasjen, por ka qenë e pamundur.

Pas përplasjes, “Ford”-i i shqiptarit ka vijuar lëvizen dhe është përplasur fuqishëm me një mur rreth 30 metra larg.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan autoritetet, por gjithçka kishte mbaruar. Siç duket edhe nga fotot, makina e shqiptarit ishte shkatërruar e tëra. Ai humbi jetën menjëherë si pasojë e plagëve shumë të mëdha.

Autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Në spital ka shkuar shoferi i kamionit i cili ka pësuar disa lëndime të lehta.

Ndërkohë dje është shpërndarë lajmi për humbjen e jetës së 19-vjeçarit, lajm që ka shkaktuar dhimbje në tërë komunitetin shqiptar në Rovato. Adenajd Hoxha ishte student. Ai jetonte prej disa kohësh me familjen në Rovato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco