Pasiguria në Tiranë: I riu u vra te ‘rruga e hashashit’, prindërit të shokuar

Pasiguria në Tiranë: I riu u vra te ‘rruga e hashashit’, prindërit të shokuar

12:25, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë, ku një 20-vjeçar është masakruar pas një sherri.

Viktima është identifikuar si Stiven Toshkezi. Raportohet se autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç.

Krimi vjen pas një serie ngjarjesh të rënda që tregojnë se krimi sundon në kryeqytet.

Autorët dyshohet se kanë qenë edhe nën efektin e lëndëve narkotike, pasi rrugica ku ka ndodhur ngjarja njihet si vend ku mblidhen të rinjtë dhe konsumojnë hashash.

Gazetarja Dorjana Bezati tha se prindërit e viktimës janë shokuar pas ngjarjes.

"Krimi i radhës ndodhi në Rrugën e Dibrës, në kryeqytet, ku humbi jetën 20-vjeçari i identifikuar si Stiven Toshkezi. Ai u konfliktua me dy bashkëmoshatarët e tij, dy 18-vjeçarë të identifikuar si Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj. Ata kishin një konflikt për motive të dobëta për një vajzë. 20-vjeçari ishte i lidhur me një vajzë, e cila ngacmohej prej një nga 18-vjeçarëve.

Kjo ka ndezur një konflikt mes tyre dhe para dy javësh, në Rrugën e Elbasanit, ata kanë pasur një konfrontim fizik me njëri-tjetrin, i cili u shua aty për aty, por mesa duket inati i adoleshentëve zgjati dhe i bënë pritë në lagjen ku jetonte 20-vjeçari, pranë gjimnazit 'Partizani', rreth orës 00:30 pas mesnante. E kapën në një cep të rrugës, e kanë qëlluar disa herë me thikë dhe ai ka mbetur i plagosur rëndë. Është dashur ndërhyrja e dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes që njoftuan edhe prindërit e 20-vjeçarit, dhe në spital rezultoi që ndërroi jetë.

Në fakt ishte shumë tronditëse, unë kam biseduar me një punonjësit e policisë që asistoi në spital për të marrë dëshmitë e para të prindërve dhe komunikimi që ai më tregoi se prindërit kishin pasur me njëri-tjetrin, ku e kishin të pamundur të besonin që fëmija i tyre kishte ndërruar jetë, ishte vërtet tronditëse dhe për këtë më vjen keq, që shohim shohim gjithnjë e më shumë të rinj që janë pre e drogës, e konflikteve, armëve, shohim dhe konflikte dhe më banale në rrjete sociale siç ndodhi para dy ditësh në Durrës”, u shpreh gazetarja Dorjana Bezati në emisionin Wake Up.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco