Kapja e 100 kg kokainë në Norvegji, shqiptarët kishin një kompani zhytjeje

Kapja e 100 kg kokainë në Norvegji, shqiptarët kishin një kompani zhytjeje

10:48, 18/04/2023
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje nga një mega-operacion i zhvilluar në perëndim të Norvegjisë.

Një sasi rekord prej 100 kg kokainë është kapur nga roja kufitare në një anije që vinte nga Amerika e Jugut.

Kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Norvegjinë perëndimore.

Operacioni është zhvilluar më 13 prill, ndërsa detajet janë bërë publike sot.

Anija vine nga Brazili, kurse sasia e drogës ishte lidhur poshtë vijës së ujit.

Gjashtë persona, të gjithë shqiptarë, janë arrestuar gjatë këtij operacioni. Mediat norvegjeze shkruajnë se bëhet fjalë për pesë burra dhe një grua.

Sipas disa medieve, shqiptarët kishin një kompani zhytjeje në Shqipëri. Tre prej të arrestuarve kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Operacioni u zhvillua pasi zyrtarët e doganës kishin filluar të kenë dyshime për lëvizjet që po bëheshin në port.

Një zyrtar tha se ky operacion tregon se bandat janë në gjendje të trafikojnë sasi të mëdha kokaine duke përdorur edhe anije të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco