EMRI/ Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset 74- vjeçari

EMRI/ Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset 74- vjeçari

10:42, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një bombol gazi ka shpërthyer në Librazhd duke lënë të plagosur një 74 vjeçar.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën që banonte Safet Qarri, 74 vjeç, mëngjesin e kësaj të marte.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 74 vjeçari ka qenë duke gatuar. Ndërkohë për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt spitalit të djegieve në Tiranë.

Njoftimi:

Librazhd/Informacion paraprak 

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer një bombul e vogël gatimi, në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç.

Si pasojë, është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën, 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco