Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Tritoli trondit Tiranën/ E moshuara: Na u bllokua dera, duam siguri nga shteti

10:20, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një e moshuar që jeton ngjitur me banesën e Muhamet Dukës, të cilit iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut në Tiranë ka treguar tmerrin që kanë përjetuar në momentin e shpërthimit.

Për News 24, ajo shprehet se shpërthimi ka qenë i madh dhe për pasojë ata kanë mbetur të bllokuar për shkak se nuk i hapej dera.

Ajo thotë se bashkëshortit të saj i ka rënë tensioni, ndërkohë që tregon edhe dëmet që ka pësuar banesa e tyre pas shpërthimit. E moshuara kërkon mbrojtje nga shteti. Për fqinjët, shprehet se ka më shumë se 4 vite që nuk i ka parë pasi në banesën e tyre nuk jeton më njeri.

“Ora 3 pa 20 të natës. Dëgjuam një shpërthim të madh. U ngritëm dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë. Erdhi policia dhe ka ndenjur këtu deri në orën 7. Nuk na hapej dera. Nuk kemi parë asnjë njeri te kjo shtëpia. Kanë katër vite që kanë ikur. Isha bashkë me bashkëshortin, i ra tensioni. Ka shkuar në spital, i është i bllokuar veshi nga shpërthimi i madh. I kërkojmë ndihmë shtetit. Ne jemi dy pensionistë, a mund ta lyem ta biem prapë në vend shtëpinë, s'e bëj dot. Ka pasur para 4-5 vitesh. Është shpërthyer dera e pallatit poshtë. 2-3 muaj para se të iknin ata ka ndodhur shpërthimi. Jemi 30 familje këtu. Unë i bëj apel shtetit që të jemi të siguruar. Të mos jesh i siguruar brenda në shtëpinë tënde? Ne jemi pensionistë në hallin tonë. Ne jemi të vrarë, të vdekur”, shprehet e moshuara.

Kurse një tjetër banor deklaroi: “Unë s’dua t’ia di fare. Shteti duhet të vërë dorë. Kush është kriminel të arrestohet. Është situatë e përsëritur, shteti e di shumë mirë. Vjen policia në 3-4 të mëngjesit për të kapur njerëz e nuk i kap dot. Shteti duhet të jetë korrekt, duhet siguri e fortë. I bëj thirrje Mehmet Dukës të vijë të më takojë, të më bëjë derën, të më paguajë dëmin që është bërë edhe jemi në rregull. Me shtetin ta gjejë vetë ai, unë nuk ja kam borxh Mehmet Dukës që të më vrasë mua me gjithë gruan. As i kam borxh, as më ka borxh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco