Mbajti peng dhe dhunoi barbarisht partneren, prokuroria kërkon burg për 31-vjeçarin

Mbajti peng dhe dhunoi barbarisht partneren, prokuroria kërkon burg për 31-vjeçarin

09:58, 18/04/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili akuzohet se mori peng dhe dhunoi barbarisht një 28-vjeçare, me të cilën ishte i lidhur.

Ndërkohë mësohet se prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për të tjerët.

E reja, e cila ka lindur në Gjermani ka rrëfyer për mediat gjithë historinë e njohjes me 31-vjeçarin. “Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi”.

28-vjeçarja la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij.

Prindërit e saj kishin ikur në Gjermani prej 30 vitesh ku kanë ngritur jetën e tyre. Në Gjermani ka lindur dhe 28-vjeçarja e cila është shtetase gjermane. Ajo ka treguar për gazetaren Klodiana Lala se pas njohjes në spital, kishte nisur bashkëjetesën me Gleardin dhe ishin shpërngulur të një banesë pranë prindërve të saj të cilët i kishin ndihmuar. Por që në ditët e para kanë nisur skenat e dhunës.

“Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, tha vajza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco