VIDEO/ Tritoli ndaj banesës së babait të Leonard Dukës, shihni pasojat...

09:30, 18/04/2023
A+ Aa A-

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore. Lënda plasëse u vendos në derën e banesës së 65-vjeçarit që gjendet në katin e katërt të një pallati.

Policia ka informuar se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Banesa është në pronësi të babait të Leonard Dukës. Kujtojmë që ky i fundit u vu në pranga në muajin shkurt në Belgjikë pasi kërkohej për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco