Po linte Shqipërinë, kapet me kanabis në Murriqan 38 vjeçari ukrainas

Po linte Shqipërinë, kapet me kanabis në Murriqan 38 vjeçari ukrainas

10:05, 17/04/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 38 vjeçar nga Ukraina pasi tentoi të dilte nga vendi ynë në pikën kufitare të Murriqanit me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë/ Shkodër

Evidentohen dhe goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

📍Muriqan/Tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Ukraina.

📍Vau i Dejës/Arrestohet një 40-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Policia e Shkodrës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, si dhe në pikat e kalimit kufitar të këtij qarku, me mbështetjen e inteligjencës informative, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, për të cilat u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasit:

-S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

-P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco