VIDEO-SYRI TV/ U arrestua me bujë nga policia, lirohet shefi i RENEA-s

13:42, 16/04/2023
A+ Aa A-

Rreth një muaj pas arrestimit të bujshëm, është liruar nga qelia Altin Morina, ish-zv.komandantin e RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes. Vendimi me ndryshimin e masës nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ është marrë të premten, ndërsa ende nuk është zbardhur arsyetimi i togave të zeza të Tiranës.

Altin Morina u arrestua nga kolegët e tij, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro, të padeklaruara, për të cilat pretendoi se i kishte marrë tek një i njohuri i tij për nevoja personale.

Kujtojmë se më 18 mars, efektivi u la në burg në Gjykata e Tiranës teksa pretendoi që shumat e parave i ka marrë tek një biznesmen për një hall personal. Morina u dërgua në gjykatë për tre akuza të ngritura nga Prokuroria, përkatësisht, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Por togat e zeza, pavarësisht se akuza pretendonte se kishte dyshime për aktivitet kriminal të efektivit, ia rrëzoi 2 akuza, duke lënë vetëm atë të pastrimit të parave. Sipas mbrojtjes, të vetmet prova që solli prokuroria ishin paratë dhe disa celularë, teksa kjo e fundit pretendoi para togave të zeza se e kishte nën monitorim Altin Morinën prej kohësh.

Morina kundërshtoi edhe pse me akuza më të lehtësuara, vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg, ndërsa një ditë pas kërkesës për ndryshim mase, iu pranua. 

Shumë e madhe të parave tha Morina ia kishte dhënë biznesmeni i ndërtimit Gentian Gjoka, ndërsa vendosi në dispozicion dhe mandatin bankar të tërheqjes së eurove. Me shumë gjasa prokuroria e Tiranës e konsideron të mbyllur këtë proces pasi përfaqësuesja e akuzës, Elsa Miha, pranoi në gjykatë që Morina të hetohej nën masën e ‘detyrimit për tu paraqitur’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco