VIDEO-SYRI TV/ Pashka ortodokse, fluks i madh në kufi

12:19, 16/04/2023
A+ Aa A-

Shtohet fluksi nëpër Pikat Kufitare të vendit, sidomos ato me Greqinë me rastin e Festës së Pashkës Ortodokse. Mija qytetarë janë rikthyer në atdhe përkohësisht përgjatë kësaj jave, ndërsa vihet re gjithashtu edhe numri i lartë i qytetarëve që kanë lënë vendin për ta pritur festën në vendin fqinj.

Nga SYRI TV

Pashkët Ortodokse kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj fundjave. Shumë emigrant shqiptarë kanë vendosur të kthehen përkohësisht në vendin e tyre për kremtimin e festës, ndërsa ka qenë mjaft i lartë edhe numri i daljeve nga territori shqiptar, për ta ferstuar Pashkën në shtetin fqinj të Greqisë.

Në Pikën Kufitare të Kapshticës janë regjistruar 3143 shtetas që kanë hyrë në territorin tonë, ndërsa ka patur gjithashtu 3463 shtetas që kanë dalë nga Shqipëria.

Po ashtu në Pikën Kufitare të Kakavijës, rreth 20 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri përgjatë kësaj jave ndërsa 12 qytetar kanë lënë Shqipërinë përmes të njëjtës doganë në të njëjtën periudhë kohore.

Në këtë Pikë Kufitare, pavarësisht fluksit të madh, nuk ka patur radhë të gjata pasi është punuar me 4 sportele. Të hënën pritet shtimi i fluksit pasi emigrantët përgjithësisht kthehen drejt shteti fqinj të Greqisë ku punojnë dhe jetojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco