Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Babai rreh djemtë në Fushë Krujë/ 3 të arrestuar në Durrës, njëri prej tyre ishte në kërkim

Babai rreh djemtë në Fushë Krujë/ 3 të arrestuar në Durrës, njëri prej tyre ishte në kërkim

12:36, 13/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar 3 shtetas, njëri prej të cilëe ishte shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. Ll., 42 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale "Mosdhënia e mjeteve për jetesë".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 11 grila të dritareve, në banesën e shtetasit F. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Q. F., 71 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djemve të tij. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco