Po kalonte rrugën te vijat e bardha, makina përplas 14-vjeçaren në Elbasan

Po kalonte rrugën te vijat e bardha, makina përplas 14-vjeçaren në Elbasan

11:11, 12/04/2023
A+ Aa A-

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Burimet për Syri tv bëjnë me dije se automjeti tip Golf në ecje e sipër ka përplasur një vajzë 14 vjeçe e cila ishte duke kaluar rrugën te vijat e bardha.

E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin e Kirurgjisë Elbasan ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

14-vjeçarja në momentin e aksidentit ka qenë duke marrë byrek në orën e pushimit të gjatë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco