VIDEO-SYRI TV/ Kapet shoferi i Benz-it me 41.7 kg heroinë, në kërkim bashkëpunëtori i të riut

20:52, 01/04/2023
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar, Armando Papa, është vënë në prangat e policisë pasi po transportonte me makinë 41.7 kilogramë heroinë.

Policia e Tiranës ka sekuestruar drogën e ndarë në 62 pako dhe gjithashtu ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e shoferit të makinës me lëndë narkotike.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip "Benz", policia ka organizuar dhe më pas finalizuar operacionin policor të koduar "Fusha e kuqe".

Në pranga është vënë Armando Papa, 31 vjeç, i cili drejtonte makinën me lëndë narkotike dhe në  kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

Policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar dhe është vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Burime bëjnë me dije se lënda narkotike e sekuestruar automjetin tip benz i cili drejtohej nga Armando Papa kishte ardhur nga Turqia.

Teksa nëse do të dilte në treg do të kapte shumën e gjysmë milioni euro.

Policia vijon hetimet për bashkëpunëtorin e Papës, të cilin e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Hetimet vijojnë për identifikuar dhe personat e tjerë të cilët janë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike, kryesisht ajo e llojit heroinë.

Përpara hetuesve Papa nuk ka rrëfyer asgjë, ai ka zgjedhur të mos flasë për asnjë detaj dhe nuk i është përgjigjur thuajse asnjë prej pyetjeve nga grupi hetimor sa i përket lëndës narkotike apo bashkëpunëtorëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco