Ishte në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet 40-vjeçari në Kukës

Ishte në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet 40-vjeçari në Kukës

13:29, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia këtë të premte në Kukës. Shtetasi E.V u vu në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022.

Ndërkaq, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ai ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas.

Kapja dhe arrestimi i 40-vjeçarit u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco