Skandali / SYRI TV publikon momentin kur policia në Mat dhunon qytetaren

12:21, 31/03/2023
A+ Aa A-

Policia e rendit dhe ajo bashkiake e Bashkisë së Matit, kanë dhunuar fizikisht një qytetare, Violeta Rica duke i shkaktuar fraktura dhe plagë në trup.

Ngjarja e rëndë ka ndodur në fshatin Bushkash, ku policia e rendit dhe ajo e bashkiake, kanë shkuar për t`i shembur murin rrethues të banesës kësaj qytetareje.

SYRI TV ka siguruar pamje të momentit të dhunës ndaj qytetares nga ana e efektivëve të policisë, të filmuar nga vëllai i Violeta Ricës.

Ky i fundit dëgjohet që u kërkon punonjësve të policisë dhe bashkisë që t`i vënë në dispozicion urdhrin për shembjen e murit, por një dokument i tillë duket se nuk ekziston.

E dhunuara foli ekskluzivisht për SYRI TV duke treguar sesi policia e dhunoi, në kushtet kur ajo nuk ka bërë asnjë reagim apo kundërshtim, vetëm se u ka kërkuar që t`i vënë në dispozicion vendimin për shembjen e murit të banesës.

SYRI TV kontaktoi dhe Sokol Demlakaj, shef i Inspektoriatit te Mbrojtjes se Territorit, i cili u shpreh se nuk është personi përgjegjës për të folur për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco