Ndryshime në SPAK/ Dumani ndërron zëvendësin, ikën Ervin Kondili, vjen Klodian Braho

Ndryshime në SPAK/ Dumani ndërron zëvendësin, ikën Ervin Kondili, vjen Klodian Braho

11:13, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ndryshohet zv/drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme SPAK njëherësh dhe shefi i Seksionit të Korrupsionit.

Vendimi për ndryshimin shefit të Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK është marë nga drejtuesi Altin Dumani.

Dumani ditën e sotme ka vendosur të largojë nga drejtimi i Seksionit Kundër Korrupsionit, prokurorin Ervin Kondili.

Kondili mbante dhe detyrën e zëvendësdrejtuesit të SPAK, shkruan oranews.

Në vend të Ervin Kondilit, Dumani ka vendosur të emërojë prokurorin Klodian Braho.

Braho prej 4 vite ka qënë pjesë e Strukturës Antikorrupsion dhe autor i disa dosjeve të njohura si çështja e inceneratorëve dhe të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco