Goditi me thikë në qafë gruan, shqiptari dyshohet se e vrau për xhelozi

Goditi me thikë në qafë gruan, shqiptari dyshohet se e vrau për xhelozi

08:33, 31/03/2023
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga vrasja e 60-vjeçares shqiptare në Terni të Italisë nga bashkëshorti i saj po shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se xhelozia e burrit për të shoqen është bërë shkak i krimit të rëndë.

Fillimisht një debat i furishëm, pastaj një telefonatë për djalin e tij gjatë orarit të punës dhe një vrap për të ndaluar burrin të bënte aktin e çmendur. 

Djali i çiftit do të kishte telefonuar motrën për ta lajmëruar dhe për t'u siguruar që të arrinte në shtëpi sa më shpejt të ishte e mundur, por krimi do të ishte kryer, përpara se të mbërrinte bashkë me policinë. Burri vrau me thikë në qafë gruan.

Përveç hetuesve, në vendngjarje mbërritën edhe fqinjët dhe kalimtarët, në një rrugë që shkon përgjatë shinave hekurudhore të asaj që dikur ishte seksioni rajonal. 

Shumë pretendojnë se e kanë njohur çiftin, por asnjëri nuk pohon se ka dëgjuar zhurmë apo britma që vinin nga shtëpia në orët e para të pasdites, në momentin e krimit. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e çiftit në rrugën del Crociere, në lagjen Borgo Rivo.

Policia ka arrestuar autorin e krimit. Po vijojnë hetimet, të koordinuara nga prokuroria e Ternit, për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco