E zuri trungu i pemës/ Humb jetën 42-vjeçari në Berat

E zuri trungu i pemës/ Humb jetën 42-vjeçari në Berat

14:25, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, në fshatin Molisht  të Beratit.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco