SYRI TV/ Pezullohet lundrimi detar për 2 ditë në Vlorë, shkak përkeqësimi i motit

14:57, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kapiteneria e Vlorës pezullon për dy ditë lundrimin i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit në det për shkak të përkeqësimit të motit. Forca e erës është rritur dhe dallgët do të arrijnë lartësinë 3 metra.

Nga SYRI TV

Kapiteneria në portin e Vlorës ka pezulluar prej mëngjesit të sotëm lundrimin detar të anijeve të vogla dhe të atyre të peshkimit. Ato nuk do do të kenë leje për dalje në det deri më 28 mars, për shkak të përkeqësimit të motit. Dallgët e detit pritet të shkojnë deri në 3 metra lartësi, ndërsa forca e erës është rritur e për këtë arsye nuk do të lejohen të dalin jashtë Gjirit të Vlorës, anijet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Ndërsa për mjetet lundruese që ndodhen brenda gjirit, Kapiteneria njoftoi që të marrin në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara të motit dhe të marrin masa për sigurinë e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar, Vlorë - Brindizi do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në Gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28 mars 2023, ora 12:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco