Po shkonte në Greqi me 45 mijë euro në çantë, Policia e Kakavijës i sekuestron paratë, gjirokastritit

Po shkonte në Greqi me 45 mijë euro në çantë, Policia e Kakavijës i sekuestron paratë, gjirokastritit

14:21, 25/03/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një 54-vjeçar nga fshati Dhuvjan i Gjirokastrës që të shkojë në Greqi me afro 45 mijë euro me vete, pasi sipas ligjit, ai duhej t’i deklaronte ato.

Policia e Shtetit tha se shërbimet e Policisë Kufitare i kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare ushtruan kontroll në vijën e dytë dhe gjetën në çantën e Dh.P, 44 750 euro, të cilat iu sekuestruan.

“Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi” thuhet në njoftim.

Në vazhdim, dosja e tij u dërgua në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për Dh.P, 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan të Gjirokastrës për dy akuza: "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco