Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron edhe një vilë në Hamallaj

Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron edhe një vilë në Hamallaj

13:55, 24/03/2023
A+ Aa A-

Sekuestrohet me urdhër të SPAK një vilë në Hamallaj.

Mesohet se vila e sekuestruar në Hamallaj i përket bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ndërkohe më herët gjatë ditës Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë.

SPAK deklaron se vila rezulton në pronësi faktike të ish-gruas së Ahmetajt, por e regjistruar në emër të një zonje tjetër.

Sipas SPAK është një pronë, e cila vërtetohet përmes dokumenteve të tjera se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe për sa kohë nuk i disponon të ardhurat për blerjen e kësaj prone duhet të sekuestrohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco