SYRI TV/ Shpërndarësit e drogës në shkolla, për 10 të arrestuar caktohet masa arrest me burg

13:39, 23/03/2023
A+ Aa A-

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për gjysmën e grupit të cilët u arrestuan pasi u kapën duke shpërndarë drogë pranë shkollave të kryeqytetit. Për 10 prej të arrestuarve është caktuar masa, ndërsa për 10 të tjerë masa do të caktohet gjatë të premtes.

Nga SYRI TV

Gjykata Penale e Tiranë ka caktuar arrest me burg për 10 nga personat e arrestuar paraditen e së mërkurës, të cilët u arrestuan nën akuzën e shpërndarjes së drogave të forta në ambiente të ndryshme në kryeqytetit, por edhe në shkolla të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë të premten.
Nga hetimi 3-mujor mësohet se 20 personat ishin në dy grupe te ndryshme dhe përdornin mesazhe të koduara për shpërndarjen e drogës si dhe përdornin përgjithësisht transport publik, për të shmangur kontrollin e policisë.

Në operacionin e koduar “Harta”, një ditë më parë u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga ky operacion u sekuestruan 2 kg e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco