Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Përplasi dy makina në Vlorë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagjin

Përplasi dy makina në Vlorë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagjin

10:41, 23/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin ish drejtorin e doganës së Fierit.

Lagji  ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.

Kujtojmë se ish drejtori i doganës është përfolur edhe më para në media pasi kishte kërcënuar me jetë burrin e të dashurës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco