Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet 23 vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtori

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet 23 vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtori

13:26, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një 23 vjeçar në Librazhd ka rënë në prangat e policisë pasi kishte vendosur lokalin në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me kompjutera.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestuar shtetasi A. K., 23 vjeç, banues në Librazhd, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. P., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me kompjutera, një lokal në rrugën “Xhelo Leka”, të cilin e bashkadministronin.

Njoftimi/ Librazhd, Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”.

Bllokohet një ambient (lokal) i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me kompjutera.

Arrestohet në flagrancë njëri nga administratorët e këtij ambienti dhe shpallet në kërkim administratori tjetër.

Procedohen penalisht 5 shtetas, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, me kompjutera.

Sekuestrohen 5 kompjutera, si dhe rreth 200 000 lekë të përfituara nga kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në lokale dhe në ambiente të tjera ku dyshohet se mund të organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, me mbështetjen e inteligjencës informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 23 vjeç, banues në Librazhd, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. P., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me kompjutera, një lokal në rrugën “Xhelo Leka”, të cilin e bashkadministronin. Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit M. P.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., A. Rr., Xh. A., D. I., dhe F. R. pasi u kapën në këtë ambient, duke luajtur lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjutera, si dhe rreth 200 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco