VIDEO/ Shiti mbesën si nuse, por pendohet, burri ekzekutohet në sy të familjes, fillon hakmarrja

VIDEO/ Shiti mbesën si nuse, por pendohet, burri ekzekutohet në sy të familjes, fillon hakmarrja

12:15, 21/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 45-vjeçar, që dyshohet se është nga Turqia, është ekzekutuar me armë brenda shtëpisë së tij, në sy të familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur në Ksanthi, teksa viktima ndodhej në shtëpi me pjesëtarët e familjes. Autori i krimit, 37 vjeç, së bashku me dy djemtë e tij dhe dhëndrin, e ka qëlluar atë me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

Shkak është bërë “prishja e kontratës martesore”, pasi 37 vjeçari kishte paguar 6 mijë euro për të marrë nuse për djalin, mbesën e viktimës, vetëm 15 vjeç.

Viktima, pas fejesës së dy të miturve, ka ndërruar mendje, por nuk ka pranuar që t’i kthejë paratë.

Edhe më e rëndë është fakti se pas krimit, autori ka dalë në një video në “Tik-Tok”, duke mos shprehur pendesë dhe duke thënë se “nëse më lëndon mua, apo familjen time, edhe pas 40 vitesh unë do u vras të gjithëve”.

Pas krimit ai është vetëdorëzuar në polici, e po ashtu janë arrestuar edhe tre personat e tjerë që e shoqëronin.

Pas krimit gjakftohtë, familja e viktimës i është përgjigjur me një tjetër video në “Tik-Tok”, duke premtuar hakmarrje. Menjëherë pas kësaj, familjarët e autorit janë larguar nga zona, ndërsa mbrëmjen e djeshme banesa e 37 vjeçarit dhe e të vëllait, janë vjedhur dhe më pas u është vënë flaka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco