KAFE SHQETO/ Skandali që (s)po shkund policinë, ja efektivët që abuzuan me terma seksiste

13:36, 20/03/2023
A+ Aa A-

 

Një skandal në radhët e Policisë së Shtetit është bërë publik disa ditë me parë, pas rrjedhjes së një bisede në aplikacionin ‘WhatsApp’ mes disa efektivëve të uniformave blu.

Në polici ishte denoncuar zhdukja e një 16-vjeçareje dhe efektivëve të afërmit ju kishin dërguar një foto.

Por policët me njëri-tjetrin bëjnë biseda seksiste me pamjen e vajzës.

Mesazhet, të cilat u publikuan me shpejtësi në media ishin ulëritëse, përdhosëse, të ulëta dhe pjesë e një zhargoni rruge përdorur nga njerëz që në vend që të falin besim dhe siguri tek qytetarët, vazhdojnë të ndjekin shembullin e padrejtë të patriarkatit.

Të ftuar ditën e sotme për të komentuar më gjatë lidhur më këtë çështje ishin psikologia Eriona Hoxha dhe Faik Basha.

Diskutimi në studio:

Ola: Gjuhë dhe komete poshtëruese, fyese të përdorura nga Policia e Shtetit referuar një të miture, për ju si psikologe si mund të perceptohet kjo?

Eriona Hoxha: "Do të doja të ndaja me ju mendimin se më shumë se sa si term seksist duket si ngacmim seksual kjo çështje. Po shikoja mesazhet e përdorura dhe do ta caktoja si ngacmim seksual, ndonëse nuk mund të themi i drejtpërdrejtë këtë rast.

Ndërsa, po të flisnim për seksizmin do të thoja që do ta trajtonim si inferiore ndaj seksit dhe gjinisë që ka kjo vajzë kështu që në këtë rast ajo nuk është krahasuar me tiparet që ka një mashkull dhe nuk është trajtuar si inferiore për shkak të hireve që ajo ka.

Përkundrazi është parë si inferiore, edhe pse nuk dua të ndaloj tek termat sepse nuk do të ishte aspak etike në këtë rast.

Duhet filluar që këtu në fakt, duke menduar që ky është ngacmim seksual edhe mënyra e trajtimit psikologjik do të ishte e një tjetër formati sepse nëse do të ndalemi më tepër te pjesa e seksizmit do të ishte më shumë si të trajtonim bullizmin si fenomen".

Flavio: Zoti Basha, le të themi që u ndjemë pak të gjithë 'të zhveshur', e gjitha kjo është njësoj sikur të të përqeshi doktori kur ke shkuar të qash një hall dhe kjo me policët është pak më e rëndë pasi u ndjemë të pambrojtur kësaj radhe?

Faik Basha: "Në kohën kur unë kam mbaruar 'Universitetin Ushtarak' ka qenë një nga shkollat më të mira Ndërkombëtare, dhe kishte petagogët më të mirë të cilët thonin: "Ne ju përgatisim juve si ushtarakë me uniformë, por ju duhet të punoni më shumë me ndjenjat humane".

Duke qenë se ju jeni me uniformë vetëvetiu uniforma të jep pushtet, hajde këtu ne duhet të tregohemi njerëz.

Nëse ne nuk bëhemi humanë, nuk mund të jemi një ushtarak apo drejtues i mirë. Këto ndjenja ne i kemi parë që sot tek policia kanë humbur.

Uniformat nuk janë me të ndjeshme dhe mungesa e këtyre ndjenjave njerëzore duket . Ne pamë që një qytetar humbi jetën nga uniformat të cilën e patën te dera e spitalit dhe nuk i dhanë shërbimin që duhet duke e çuar të vdekur në komisariat. Kjo ka ardhur si pasojë e mosrekrutimit të njerëzve profesionistë në polici"

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco