Aksident në Këlcyrë, plagoset çifti i bashkëshortëve

Aksident në Këlcyrë, plagoset çifti i bashkëshortëve

12:18, 19/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident rrugor ka ndodhur në të dalë të qytetit të Këlcyrës.

Një automjet me targa greke që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Për pasojë janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit dhe pasagjerit.

Çifti mësohet se po udhëtonte drejt Greqisë, ku nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit në kthesën në të dalë të qytetit.

Policia gjendet në vendngjarje për të hulumtuar pasojat e aksidentit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco