Protestë kundër bashkisë në Kurbin, mjetet e tonazhit të rëndë po gërryjnë ekosistemin

Protestë kundër bashkisë në Kurbin, mjetet e tonazhit të rëndë po gërryjnë ekosistemin

13:57, 16/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e lagjes “Demokracia: në Mamurras, bllokuan për më shumë se 4 orë rrugën duke mos lejuar asnjë automjet të tonazhit të rëndë të një firme  e cila sipas tyre po bën gërryeje duke dëmtuar ekosistemin.

Protestuesit thonë se jetesa në këtë lagje është bërë e pa munduar, pasi kalimi i këtyre automjeteve ka sjell dëmtim të banesave, rrugës së fshatit si dhe zhurma gjatë natës është e pa durueshme. Qytetarët fajësojnë bashkinë e Kurbinit që i mashtroi disa herë duke mos iu dhënë asnjë zgjidhje, ndaj ata ka pohuar se nuk do të lejojnë asnjë automjet të kalojë.

Preng Lala, kreu i PD-së Kurbin, tha se kalimi i këtyre automjeteve është i kundraligjshëm, duke vënë në rrezik jetën e çdo banori. Deri në zgjidhjen e kësaj situate, Lala tha se së bashku me banorët nuk do të lëvizin nga rruga.

Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestat dhe bllokimin e lëvizjes së mjeteve të rënda, derisa të vendoset bllokimi i qarkullimit në lagjen e tyre.

Ky aks rrugor përdoret nga kompanitë e ndërtimit për të transportuar materiale inerte nga kodra e qytetit drejt kantierëve ku po ndërtohen pallatet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco