Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, arrestohet 23-vjeçari

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, arrestohet 23-vjeçari

12:36, 16/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një të ri i cili ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç ".” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco