​Qëllohet me çifte një burrë në Vorë, e shpëton Policia sekondën e fundit

​Qëllohet me çifte një burrë në Vorë, e shpëton Policia sekondën e fundit

09:02, 16/03/2023
A+ Aa A-

Një burrë 39-vjeçar në Vorë shpëtoi pa u vrarë në një lokal nga një person i nevrikosur me të, që e qëlloi me çifte. Një njoftim në Komisariatin e Vorës, sipas të cilit, 48-vjeçari Edmond Picari, po tentonte të vriste për motive të dobëta një person në një lokal, bëri që të ndërhyhej me shpejtësi e të shmangej vrasja.

Policia e Shtetit njoftoi se shërbimet e komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar "Ndërhyrja", për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P, 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P, 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për tri vepra penale: "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Arma e kapur në vendin e ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco