VIDEO/ Shqetësues përdorimi i lëndëve narkotike. I riu për SYRI TV: Jam i varuar prej 10 vitesh

11:28, 12/03/2023
A+ Aa A-

Konsumimi i lëndëve narkotike është kthyer në shqetësim dhe problematik serioze. Për SYRI TV një i ri rrëfen se prej më shumë se 10 vitesh është i varur nga droga, i penduar tregon se e ka nisur që në moshën 16 vjeçare dhe pavarësisht tentativave për ta lënë nuk ka mundur sot. Ai bën apel mjekëve të ndihmojnë të rinjtë dhe bashkëmoshatarët e tij të kenë kujdes. Teksa vetëm për periudhën janar- shkurt të këtij viti ka 220 të rinj që janë proceduar në gjendje të lirë.

Nga Bleona Sari-SYRI TV

Fenomeni i konsumimit të lëndëve narkotike është kthyer tashmë në shqetësim serioz. Teksa shifrat janë gjithnjë e në rritje vetëm për periudhën janar shkurt të këtij viti ka të paktën 220 persona të proceduar në gjendje të lirë që konsumojnë lëndë narkotike.

Ashtu si rasti i këtij të riu i cili rrëfen për  SYTI TV eksperiencën e tij të hidhur me përfshirjen në lëndët narkotike fillimisht ato të lehtat që në moshën 16 vjeçare deri sot ku prej më shumë se 10 vitesh është bërë i varur dhe ka kaluar në konsumimin e drogave më të forta si heroina.

Ndërkohë në shqipëri nuk ka ende një vend të posaçëm për trajtimin e personave të varur nga droga, i riu rrëfen si është përfshirë dhe që ka marrë iniciativën disa herë për të shpëtuar nga varësia që ka krijuar. Ai bën apel mjekëve ti ndihmojnë të rinjtë dhe mos të kërkojnë gjë në këmbim.

I penduar dhe me kokën ulur teksa premton se do të heqë dorë dhe do të krijojë familje, i riu i bën apel nënave të kenë kujdes dhe të kontrollojnë fëmijët, por edhe vet moshave të reja, të mos shtyhen për ti provuar dhe nëse e kanë bërë një gabim të tillë, të heqin dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco