FOTO/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në akset nacionale dhe rurale të Kukësit

FOTO/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në akset nacionale dhe rurale të Kukësit

09:07, 11/03/2023
A+ Aa A-

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme kanë sjell probleme në rrugët nacionale dhe rurale në qarkun Kukës.

Rrëshqitje të gurëve dhe dherave ka pasur në të gjitha akset nacionale e veçanërisht ato të Kukës-Qaf Mali, Kukës-Has, Has-Tropojë, Kukës-Peshkopi e Kukës-Shishtavec.

Në këtë të fundit, thuajse në të gjithë gjatësinë ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të rënieve të gurëve.

Ndërsa përfaqësuesi i firmës Marsi, Qazim Syla tha se situata që nga dita e djeshme ka qenë problematike në këtë aks.

Probleme me qarkullimin e mjeteve kanë hasur edhe shumë fshatra të bashkisë Kukës.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco