Po arratisej për Shqipëri, arrestohet bashkë me vëllanë për 1.5 milionë euro kokainë

Po arratisej për Shqipëri, arrestohet bashkë me vëllanë për 1.5 milionë euro kokainë

08:39, 11/03/2023
A+ Aa A-

Monza - Dy vëllezër shqiptarë të moshës 43 dhe 47 vjeç janë arrestuar pasi karabinierët italianë në Brianza zbuluan 16 kg kokainë, me vlerë tregu rreth 1.5 milionë euro, të cilat dy i kishin fshehur në një tezgë fshati dhe në një garazh.

Sapo e kuptoi se ishte zbuluar, njëri nga vëllezërit u përpoq të ikte në Shqipëri po u bllokua nga policia, në bashkëpunim me Polaria, pikërisht kur  ishte në bordin e një avioni që po bëhej gati për t'u ngritur nga pista e Malpensës.

Dy vëllezërit janë identifikuar gjatë një hetimi policor. Pjesa e parë e drogës, 7 kilogramë kokainë dhe 800 gramë hashash si dhe 21 mijë e 400 euro të thata u gjet në një kasolle bujqësore në Seveso (Monza).

Në garazhin e shtëpisë së 43-vjeçarit u zbuluan 9 kg të tjera kokainë brenda një kasaforte të groposur në dysheme.

Droga e sekuestruar me siguri ishte e destinuar për në sheshet e trafikut të drogës në Monza della Brianza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco