VIDEO-SYRI TV/ Eksploziv shtëpisë së braktisur në Korçë, fqinji: Konflikte pronësie për banesën

16:54, 10/03/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm në Kurbin, por edhe në Korçë pati një shpërthim eksplozivi. Lënda plasëse shpërtheu në një banesë të braktisur, pasi pronarët kanë ndërruar jetë disa vite më parë ndërsa nuk kanë lënë trashgimtarë. Të afërm të pronarëve të banesës, tregojnë se konfliktet e pronësisë mund të jenë shkak i ngjarjes.

Nga SYRI TV

Pronari i banesës Qazim Leshnja dhe bashkëshortja e tij kanë ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa nuk kanë pasur trashëgimtarë.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar një pjesë të oborrit dhe xhamat e dritareve të banesës.

Deri më tani është e paqartë pse i është vënë lëndë eksplozive një banese të pabanuar. Por një i afërm i ish-pronarëve të banesës, Eqerem Leshnja, tregon se kushëriri i tij, para se të  vdiste ka pasur probleme pronësie për banesën me motrat e tij.

Nipi i pronarit të banesës shprehet i tronditur për ngjarjen, ndërsa thotë se nuk ka dyshime tek as një njeri për këtë ngjarje.

Kjo ngjarje është e përsëritur, pasi ndodh për herë të dytë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco