20-vjeçari dhunon xhaxhain në Tiranë

20-vjeçari dhunon xhaxhain në Tiranë

10:38, 08/03/2023
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës për dhunë në familje. Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka dhunuar me grushte xhaxhain e tij. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e sherrit.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Zh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, xhaxhain e tij”, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco