VIDEO/ Pamjet e biznesit pas shpërthimit në Kamëz pas mesnate

10:27, 08/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të së mërkurës në Kamëz

Një shpërthim i ndodhur në marketin e shtetasit Arbi Qarri në rrugën “Demokracia” ka alarmuar policinë e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje

Syri Tv ka siguruar pamjet e lokalit pas shpërthimit, ndërkohë që pronarët kanë mohura të kenë konfliktte me ndonjë persona.

Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit babai i pronarit të lokalit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017. Në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, nuk kishte persona të lënduar.

Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve.

Njoftimi i Policisë Kamëz - Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco